Vendosni fjalën kyçe....

Rama i del në krah Thaçit e sulmon Berishën: Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas injorimit që ish-kryeministri Sali Berisha, i bëri presidentit të Kosovës HAshim Thaçi, duke refuzuar kërkesën e tij për debat televiziv.

Rama ka sulmuar Berishën duke e akuzuar se  furnizoi me naftë tanket e Beogradit dhe shpalli terroristë luftëtarët e UÇK.

“Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë. Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq. Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin.”, shkruan Rama.

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, Hashim Thaçi ftoi ish-kryeministrin Berisha në një debat televiziv, në lidhje me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Por në një prononcim për “Gazetën Ekspress”, Berisha tha: “Po të jetë për debat, para një argati shqipfolës albanofob, dhe një patroni të tij në Beograd, për ballafaqim do të preferoja këtë të fundit. Këtë e kam shprehur edhe më parë”.

Sipas Berishës, plani i Thaçit për kufijtë, nënkupton ndarjen e Kosovës dhe ai po ndjek planet e Serbisë për Kosovën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *