Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet lokale 2019, përcaktohet numri i anëtarëve nga partitë në komisione


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka zhvilluar sot një takim ku janë marrë disa vendime që kanë të bëjnë me zgjedhjet lokale të qershorit.

Në takim u vendos numri i anëtarëve të KZAZ-ve që do të propozojë secila forcë politike.

Gjithashtu janë përcaktuar edhe kufijtë kohorë për partitë politike për sa i përket propozimit të emrave.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projekt-vendimet:

“Për miratimin e strategjisë së trajnimit të komisionerëve zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019’’.

“Për miratimin e  strategjisë për edukimin zgjedhor të shtetasve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019”.

“Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019”.

KQZ vendosi të caktojë partitë politike që do të propozojnë anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), që do të ngrihen dhe funksionojnë për zgjedhjet e qeverisjes vendore të datës 30.06.2019, si më poshtë:

Tre anëtarë propozohen nga Partia Socialiste e Shqipërisë;

Dy anëtarë propozohen nga Partia Demokrratike e Shqipërisë;

Një anëtar propozohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim;

Anëtari i shtatë i KZAZ-ve do të propozohet në përputhje me rezultatet e shortit të hedhur në KQZ, ndërmjet Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Partië politike të sipërcituara, duhet të paraqesin kandidaturat për anëtarë të KZAZ-ve jo më vonë se data 18.03.2019.

“Për shpalljen e rezultatit të shortit për caktimin e partive që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019”.

KQZ vendosi të miratojë rezultatin e shortit të hedhur në mbledhjen e KQZ-së, sipas të cilit;

Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift.

Partia Demokratike e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek.

“Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 2, datë 29.01.2013” Për caktimin e rregullave për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit dhe afatet për publikimin e listave të kandidatëve “.

“Për miratimin e modeleve të kandidimit, që do të përdoren në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019”.

“Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit nga lista shumemërore për këshillat bashkiak,në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave, për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore për plotësimin e vendeve vakant në këshillin bashkiak:

Qarku Vlorë, Bashkia Konispol, z. Erlin Avdi.

Qarku Gjirokastër, Bashkia Këlcyrë, z. Klaudio Qëndro.” – thuhet në njoftimin e KQZ-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *