Vendosni fjalën kyçe....

Pedagogët nisin grevën pa afat: Të indinjuar nga Ministria e Arsimit


Pedagogët e Shkencave Sociale kanë vendosur të hyjnë në grevë pa afat.

Vendimi është marrë pas mbledhjes së personelit akademik të këtij fakulteti.

Në njoftimin zyrtar thuhet se “pedagogët e fakultetit të Shkencave Sociale të frymëzuar nga protesta studentore e të indinjaur nga mungesa e përgjigjes nga ana e Ministrisë së Arsimit për kërkesat kanë vendosur të hyjnë në grevë.”

3 vendimet që u morën

  1. Të nisim grevën e pedagogëve.
  2. T’u bëjmë thirrje asambleve të të gjitha fakulteteve të Universitetit të Tiranës që të mblidhemi sa më parë për të koordinuar veprimet.
  3. T’u bëjmë thirrje të gjitha asambleve dhe pedagogëve të universiteteve publike të Shqipërisë që t’i bashkohen grevës së përgjithshme universitare.

Paraditen e sotme një grup pedagogësh të Universitetit të Tiranës zhvilluan një takim me ministren e Arsimit, Shahini.

Ata shprehën mbështetje për kërkesat e studentëve, kundërshtuan ligjin e arsimit të lartë dhe kërkuan fillimin e procesit legjislativ për hartimin e ligjit të ri, kërkuan rritjen e buxhetit për arsimin e lartë publik dhe garantimin real të autonomisë financiare si dhe kërkuan ndalimin e menjëhershëm të fushatës denigruese dhe miratimin e statusit te pedagogëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *