Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka publikuar disa dokumente përmes të cilave, denoncon procedurën fiktive në Bashkinë e Tiranës që përcakton fituesin për parkingjet publike të Tiranës.
Zhupa shton se kompania e cila mund të shpallet fituese për të administruar shërbimin e Parkimit Publik me Pagesë në kryeqytet, rezulton të jetë një kompani OFFSHORE e rregjistruar në parajsa fiskale.
Sipas Zhupës, kompania në fjalë “Pay and Gro Shpk.” ka përgatitur infrastrukturën e nevojshme për këtë shërbim edhe pse nuk ka akoma asnjë vendimarrje nga Bashkia Tiranë për hapjen e konkurrimit.
“Veliaj nuk i ndahet offshoreve!!! Ja kush është i paracaktuari i Veliajt për ti dhënë parkingjet publike të Tiranës!
Bashkia Tiranë nëpërmjet shoqërisë “Tirana Parking” administron shërbimin e Parkimit Publik me Pagesë në disa rrugë dhe hapësira publike të Tiranës. Aktualisht pagesat per parkingun ne rruget e Tiranës kryhen me ane te sistemit me sms dhe me punonjës të bashkisë. Në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak u vendos dhënia tek një privat për të rritur format e pagesës dhe sigurisht edhe pagesën.
Sipas vendimit, Tirana Parking duhet të hap procedurën konkuruese për përzgjedhjen e fituesit. Ndërkohë fituesi mesa duket është paracaktuar nga Veliaj muaj më parë.
Mesa duket fituesi do jetë kompania: Pay and Go shpk, regjistruar në shkurt 2015, si shoqëri e krijuar nga shoqëria “UNTAG COMMUNITY”, me seli në Angli dhe Uells në pronësi të një gjeorgjiani, e cila rezulton të jetë një kompani OFFSHORE e rregjistruar në parajsa fiskale.
Bashkia ka nisur të vendos tabela informuese pranë automateve të pagesave “Pay and Go Albania” që janë te vendosur ne rruget e Tiranes ku ne tabela shkruhet “ Mund te paguash edhe ketu” (bashkengjitur Foto) Nga verifikimi ne disa rruge kryesore te Tiranes ku ofrohet pakingu me pagesë konstatohet qe kompania ka pergatitur infrastrukturen e nevojshme per te ofruar kete sherbim edhe pse nuk ka akoma asnje vendimarrje nga Bashkia Tirane për hapjen e konkurrimit për kompaninë që duhet ta fitonte këtë shërbim.
Paracaktim fituesi dhe kompani offshore binomi i pandarë i menaxhimit nga Erioni Betoni të qytetit të Tiranës.”, shkruan Zhupa.
Javën e kaluar, Bashkia e Tiranës lajmëroi se ka në plan që administrimin e parkingjeve t’ia kalojë subjekteve private.
Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, Bashkia Tiranë u nis nga ankesat e qytetarëve pranë Tirana Parking se në ato rrugë ku tarifimi bëhet vetëm përmes celularit duhet të ketë një metodë tjetër alternative për kryerjen e pagesës së shërbimit të parkimit, pasi shpesh ata nuk kanë kreditin e mjaftueshëm në celular, apo dhe ata që nuk kanë një numër shqiptar nuk e përdorin dot këtë shërbim.
DOKUMENTET E PUBLIKUARA NGA ZHUPA
FOTOT