Janë zbuluar rrënojat e avionit që u zhduk në të cilin udhëtonte Emiliano Sala lojtari i Cardiff City.
Dy persona ishin në bord të avionit të lehtë kur u rrëzua më 21 janar – futbollisti Emiliano Sala, 28 vjeç nga Argjentina dhe piloti Dave Ibbotson nga Crowle, North Lincolnshire.
Aeroplani po fluturonte nga Nantes, Franca perëndimore, në Cardiff, Uells, kur u zhduk në afërsi të Casquets në ishullin e Alderney.
Meqë aeroplani u zhduk, ekipet nga Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB), si dhe një kërkim i financuar privatisht në emër të familjes së Sala, kanë kryer operacione për të kontrolluar këtë zonë.
Reporteri i Sky News Tom Parmenter shkroi në Twitter për të konfirmuar zbulimin.
“Mbeturinat u gjetën në shtratin e detit të Kanalit të La Mansh këtë mëngjes dhe tashmë janë identifikuar në mënyrë pozitive – anija kërkimore e udhëhequr nga @davidlmearns bëri zbulimin. Anija @ aaibgovuk mbetet në zonë për të mbikëqyrur nxjerrjen” – shkruan Parmenter.