Vendosni fjalën kyçe....

8 vende të BE-së njohin Guaido-n si president të Venezuelës, Maduro kërcënon me luftë civile


Pas SHBA-së dhe disa vendeve të Amerikës së Jugut, 8 vende evropiane kanë vendosur të njohin Juan Guaido-n si presidentin e përkohshëm të Venezuelës deri në zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme.

Pas miratimin në Parlamentin Evropian, ditën e sotme Gjermania, Holanda, Spanja, Danimarka, Franca, Britania e Madhe, Austria dhe Suedia kanë vendosur të njohin zyrtarisht Guaido-n si lider të përkohshëm.

Lideri aktual i vendit, Maduro, ka paralajmëruar se këto lëvizje mund ta çojnë vendin në luftë civile ndërsa pak ditë më parë ka deklaruar se vendi mund të zhillojë zgjedhje të parakohshme, por jo brenda afatit që kërkohet prej vendeve të BE-së që kërkuan shpalljen e tyre brenda 8 ditëve.

Ndërsa presidenti amerikan, Trump, nuk e ka mohuar ndërhyrjen ushtarake në Venezuelë dhe lideri i opozitës, Guaido, u bën thirrje gjeneralëve të vendit që t’i bashkohen opozitës kundër Maduro-s, ky i fundit ka deklaruar se ushtria është e gatshme të mbrojë sovranitetin e vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *