Lëvizja Socialiste për Integrim ka thirrur në interpelancë ministren e Financave, Denaj, lidhur me bllokimin e Degës së Thesarit në Skrapar.
Në kërkesën për interpelancë theksohet se bllokimi që ka shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me ushqim të konvikteve, bllokimin e furnizimit me ushqim të çerdheve dhe të qendrës së fëmijëve me aftësi të kufizuara si dhe paga e punonjësve.
Kërkesa i është dërguar kreut të Kuvendit, Ruçi dhe në të LSI pyet ministren Denaj nëse Dega e Thesarit në Skprapar duhet të bllokojë gjithë veprimtarinë financiare apo duhet të vijojë punën me gjysmën e buxhetit të saj.