Vendosni fjalën kyçe....

Rrahu biznesmenin, shoqërohet në polici agresori


Pas denoncimit që bëri sot ish-kryeministri Sali Berisha për dhunimin që i bëhej një biznesmeni në rrugë, teksa një person, i identifikuar si Ndriçim Arapi, e kërcënonte për t’i marrë paratë. Burime në Policinë e shtetit, tregojnë se i denoncuari është marrë në pyetje, dhe më pas është lënë i lirë.

Të njëjtat burime, bëjnë të ditur se i shoqëruri ka pretenduar se konflikti ka të bëjë me qira të padhëna, nga sipërmarrësi që ka bërë denoncimin. Ndërkohë, pretendimi i biznesmenit në fushën e bujqësisë, është tjetër. Në një mesazh të gjatë dërguar Berishës ai thotë se ky personazh, po i nxin jetën prej kohësh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *