Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi del në mbështetje të pedagogëve për debat në komisionet parlamentare për ligjin e arsimit


Kryetarja e Komisionit të Medias Albana Vokshi, ka dalë në mbështetje të kërkesës së pedagogëve të Universitetit të Tiranës që të hapë një debat në komision në lidhje me arsimin e lartë.

Me anë të një reagimi në Facebook, Vokshi shkruan se kërkesa e pedagoge është e drejtë dhe legjitime.

Sipas saj komisioni do të diskutojë nesër kërkesën e bërë nga pedagogët.

“Në cilësinë e Kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Median e mirëpres dhe e mbështes plotësisht kërkesën e asamblesë së pedagogëve të Universitetit të Tiranës për të çelur një debat në Komision për ligjin e arsimit të lartë.

Në përgjigje të kësaj kërkese Komisioni për Edukimin dhe Median do të mblidhet nesër në orën 10.00 për të diskutuar mbi këtë kërkesë, dhe caktuar orën e ditën e zhvillimit të mbledhjes me pedagogët”-shkruan Vokshi në postimin e saj në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *