Vendosni fjalën kyçe....

Meta rrëzon Ramën, Kuvendi miraton dekretin e presidentit për “Kadastrën”


Komisioni i Ligjeve në Kuvend ka vendosur miratimin e dekretit presidencial, që rrëzon “Ligjin për Kadastrën” të miratuar nga qeveria Rama në Kuvend.

Komisioni ka votuar në mënyrë unanime për pranimin e dekretit, duke kthyer ligjin për rishqyrtim. Mbledhja e sotme në Komisionin e Ligjeve është shoqëruar me debate të ashpra mes përfaqësuesve të shumicës dhe atyre të opozitës.

Deputetët e opozitës argumentuna se ligji shkelte Kushtetutën dhe shumë ligje të tjera në vend. Deputeti demokrat, Bylykbashi, deklaroi se pranimi i dekretit të presidentit Meta do të thotë rrëzim i ligjit.

Ligji për Kadastrën u miratua nga Kuvendi në seancën e 20 dhjetorit 2018 ndërsa u kthyer nga kreu i shtetit më 15 janar 2019. Në argumentin e tij presidenti Meta theksoi se ligji i miratuar binte ndesh me nenet 6 pika 1, 13 pika 6, 22 pika 2, të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”.

Përveç kësa Meta argumentoi se Ligji për Kadastrën me mangësitë që paraqiste cënonte parimin e sigurisë juridike në qarkullimin civil të pasurive të paluajtshme si dhe standardin kushtetues të të drejtave të fituara.

Ndërsa më tej Meta thekson se neni 37/b i ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, cënon parimin e sigurisë juridike në lidhje me të drejtën e pronës dhe bie ndesh me jurisprudencën kushtetuese si dhe parashikimet jo të plota të pikës 2 të nenit 28, të ligjit nr. 111/2018, krijonin rrezik për cënimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale që administrohen në regjistrin publik dixhital të pasurive të paluajtshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *