Vendosni fjalën kyçe....

“Abuzim me tenderat”, arrestohen 4 ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë


Arrestohen katër ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë me akuzën e abuzimeve me tendera. Arrestimi i tyre është bërë pas perfundimit të një hetimi nga ana e Prokurorisë së Tiranës, e cila njofton se “Hetimet janë shtrirë në 5 procedura tenderimi, ndërsa 12 personat dyshohet se kanë konsumuar veprën penale të Shpërdorimit të detyrës dhe atë të Shkeljes së Barazisë së Pjesëmarrjes në tendera.”

Deri tani në pranga kanë përfunduar 4 persona, mes të cilëve edhe ish Sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, Juliana Hoxha, por edhe ish-Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse  Aurel Lamçe, si dhe dy specialistë të IT-së, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj, ndërsa priten arrestime të tjera.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë në funksion të hetimeve të kryera për procedurat e tenderimit në Ministrinë e Drejtësisë për periudhën kohore 2016-2017, ka marrë në hetim 12 persona të dyshuar për veprat penale të Shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal”, thuhet ne njoftim.

Në dy vite, 2016-2017, prokuroria njofton ka zbuluar abuzime dhe shkelje me 5 tendera duke shkaktuar një dëm të llogaritur në miliona euro.

Sipas Prokurorisë, shkeljet më të rënda janë raportuar në lidhje me shërbimin e kamerave në burgje, ndërsa ka dyshime se edhe regjistri noterial nuk funksiononte.

Pesë procedurat e tenderimit, ku janë evidentuar shkelje sipas Prokurorisë:
1. Mirëmbajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative
2. Përmirësimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale
3. Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar
4. Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës
5. Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *