Vendosni fjalën kyçe....

Projekti “Adrion Future 4.0”, Universiteti Mesdhetar mbledh fokus-grupet dhe partnerët



U zhvillua sot në ambientet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërissë, takimi i II-të i Fokus Grupit në kuadër të projektit   “Adrion Future 4.0” .

Në këtë aktivitet, morën pjesë 20 biznese të fushës, profesorë të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Universitetit të Durrësit e Vlorës, të cilët kanë inxhinerinë Navale dhe Transportin Detar, pjesë të kurrikulave.

Takimi u moderua nga Nevila Xhindi, drejtuese e Zyrës së Projekteve në UMSH. Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik, Prof. Dr. Gudar Beqiraj përshëndeti këtë aktivitet duke vlerësuar projektin i cili ka në fokus punësimin e të rinjve nëpërmjet mbështetjes në institucionet rajonale dhe kombëtare të vendeve pjesëmarrëse si Italia, Kroacia, Greqia dhe Shqipëria, për të kuptuar ndikimin e megatrendeve teknologjike në industritë klasike.

Në veçanti fusha e studimit të ketij projekti përfshin industrinë e transportit detar dhe ka për qëllim që përmes aplikimit të disa skemave të suksesshme të ndihmojë në hartimin e një modeli të përshtatshëm të industrisë 4.0. 

Pritshmëritë janë që ky model të kontribuojë për të realizuar Planet Lokale të Veprimit në industrinë e transportit detar (dhe në shërbimet plotësuese të tij) në nivel kombëtar dhe rajonal, përmes modernizimit të teknologjisë dhe në bashkëpunim me kompanitë dhe palët e interesuara.

Nisur nga ky këndvështrim projekti pritet të japë një kontribut në zhvillimin e degëve të industrisë në vend dhe të paraprijë përgatitjen e të punësuarve të ardhshëm me aftësitë dhe njohuritë e reja të kërkuara nga Industria 4.0.

Menaxherja e këtij projekti për qendrën Mesdheu, znj. Sonila Nikolla prezantoi më në detaje objektivat dhe partneritetin në këtë projekt.

Në vijim të takimit u prezantua Strategjia Rajonale krijuar në kuadër të projektit Future 4.0, nga znj.Manjola Kapedani.

Nga përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, njëkohësisht partnerë në këtë projekt  u prezantuan praktikat më të mira nga Kompanitë e biznesit të sektorit të Nautikës në Shqipëri.

Në takim theksi u vu gjithashtu në përcaktimin e një plani veprimi për zbatimin në vijim të projektit dhe zgjerimi i takimeve me më shumë përfaqësues të politikëbërjes dhe vendimarrjes.

Projekti ADRION Future 4.0 është një platformë e vlefshme për të nxitur dialogun me palët kyçe të interesit duke krijuar më shumë mundësi për bashkëpunim midis universitetit, industrive inovatore dhe biznesit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *