Vendosni fjalën kyçe....

Pedagogët e Histori-Filologjisë vendosin vijimin e grevës: Qeveria të plotësojë kërkesat


Pedagogët e fakultetit të Histori-Filologjisë kanë vendosur që të vijojnë grevën e tyre duke iu adresuar qeverisë me kërkesa konkrete.

Në një deklaratë për mediat, dekani i këtij fakulteti, Sabri Laçi, ka thënë se pas mbledhjes së asamblesë së stafit akademik, është marrë vendimi për vijimin e grevës së pedagogëve.

Ndërsa lidhur me protestën e studentëve, tha se ajo është një protestë qytetare dhe se studentët kishin agjendën e tyre të protestës kurse pedagogët kishin marrë veidmin e tyre.

“Mund t’ju përmend disa prej vendimeve edhe pse pritet të zbardhet deklarata e plotë.  Në këtë javë u vendos të shpallet javë protestë dhe javën në vijim protesta  të vazhdojë një ditë me kalendar. Si dhe ndërgjegjësimin e  qytetetarëve për Arsimin e Lartë.

Presim zgjidhje nga qeveria. Edhe këtë javë do vijojmë grevën. Më pas ajo do vijojë një ditë në javë në javët pasardhëse. Ne i kemi dërguar kërkesat tona qeverisë dhe presim plotësimin e tyre. Një pjesë studentësh vijojnë protestën e tyre qytetare në mjediset e fakultetit, një pjesë kanë ikur në shtëpi pasi nuk e përballojnë dot jetesën në Tiranë kurse një pjesë dëshirojnë të bëjnë mësim.” – tha dekani Laçi.

Ndërkohë në mjediset e fakultetit të Histori-Filologjisë, studentët protestues janë mbledhur në korridore duke vijuar edhe sot braktisjen e mësimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *