Vendosni fjalën kyçe....

Efektivët ndërhynë për të shuar konfliktin, 69-vjeçari u drejtoi automatikun


Efektivët ndërhyjnë për të shuar konfliktin që kishte nisur mes një të moshuari dhe një 47-vjeçari, por ka qenë 69-vjeçari që u ka drejtuar automatikun.

Policia e Korçës njofton se dje ka parandaluar një ngjarje që mund të kishte pasoja të rënda, duke arrestuar të moshuarin, që sipas saj tentoi të vrasë edhe efektivët.

“Më datë 05.02.2019, është marrë një telefonatë ku është kërkuar ndihma e Policisë në lagjen nr 4 në Korçë, pasi një shtetas në gjendje të dehur po konfliktohej me një shtetas tjetër, duke sjellë shqetësim tek banorët.

Menjëherë janë dërguar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi G.Xh, 69 vjeç, në gjendje të dehur, ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin A.H, 47 vjeç, të dy banues në këtë lagje duke u bërë shqetësim për banorët, ku shtetasi G.XH ishte larguar menjëherë për në banesë ku dyshohet se do merrte një armë zjarri.

Në momentin që shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë janë drejtuar për tek banesa e tij, 69 vjeçari u ka drejtuar armën e zjarrit automatik, duke tentuar të qëllonte në drejtim të punonjësve të policisë por fatmirësisht arma u bllokua duke mos realizuar qitjen.”, jep sot detaje policia.

Efektivët sekuestruan një armë zjarri automatik dhe 88 copë fishekë luftarakë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *