Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë sërish sot në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, ku i ka kërkuar Edi Ramës largimi nga karrigia e Kryeministrit.
Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se në 16 shkurt Edi Rama duhet të largohet, por shtoi se kjo gjë i takon popullit.
“Edi Rama deri në 15 shkurt ka kohë që ti jap fund krizës politike dhe të të largohet vetë. Deri në 15 shkurt të largohet nga karrigia që i kanë falur kriminelët dhe të jap zgjidhje politike të largohet. Në 16 shkurt ka një vetëm një forcë që vendos dhe ajo forcë jeni ju, jeni ju ata që do vendosni se çfarë do të bëhet”, u shpreh Basha.
Kujtojmë që banorët e Unazës së Re kanë më shumë se dy muaj që po protestojnë kundër projekti dhe kundër prishjes së shtëpive të tyre.