Blogerja e njohur shqiptare Estela Ujka ka rrëfyer në emisionin me “Rudinës” në Tv Klan eksperiencës e saj në përballjen me sëmundjen e rëndë.
Estela ka rrëfyer se pasi kreu një ndërhyrje në Shqipëri ajo u detyrua të kryente edhe një të dytë jashtë vendit pasi e para nuk rezultoi e suksesshme.
“Dy vjet përpara se të lindja vajzën e tretë unë kisha kryer një ndërhyrje në Shqipëri. Kisha kryer në ndërhyrje në gisht. Ishte një tumor mes beninj dhe malinj, pra nuk është malinj me risk jete, por nëse ndërhyrjet nuk kryhen siç duhet mund të ketë edhe pasoja fatale. Për fatin tim të keq, hera e parë në spitalet private në Shqipëri nuk rezultoi e suksesshme, edhe pse nuk dhanë asnjë lloj përqindje që ky tumor do të përsëritej. Ndërkohë që u përsërit dhe vendimi për ta bërë sërish në Shqipëri mua më dukej i pamundur. Mundësitë që të bëhej mirë operacioni ishin herën e parë dhe praktika në Amerikë ishte që të mos bëje biopsi vetëm të pjesës që kishe hequr, por edhe të pjesës që kishte ngelur. Kur unë mbeta shtatzënë nuk munda të bëj më grafi, por isha gjithë kohën nën kontroll. Megjithatë në asnjë moment nuk u tha që po përsëritej. Pasi shkova sërish me dhimbje si herën e parë, biseda ishte shumë e ftohtë. “Të është përsëritur, hajde ta bëjmë prap”, më thanë.
Ndërkohë në Amerikë më rezultoi që nuk bëhej më dhe ndërhyrja herën e dytë ishte radikale. Me radikale dua të them që nuk u ndërtua më gishti ku ndodhej tumori, por vendosëm për një amputim të gishtit. Ishte shumë periudhë e vështirë. Mjekët atje kanë punuar shumë me psikologjinë time. Vajzat e mia kanë qenë arsyeja kryesore përse nuk e përjetova aq shumë. Tani jam jashtë rrezikut për jetën që është gjëja kryesore dhe nuk ka më mundësi përsëritje sepse vendi ku u shfaq u zhduk. Mamanë time e kam humbur nga e njëjta sëmundje dhe kur babai im e mori vesh për sëmundjen time e kishte shumë të vështirë ta pranonte”, ka treguar blogerja.