Vendosni fjalën kyçe....

Babai lë foshnjën vetëm në tren për një cigare, por treni niset pa të (VIDEO)


Një fëmijë është lënë aksidentalisht në një tren në Ohajo. Babai i foshnjës, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, e la fëmijën në karrocë në një sedilje të trenit dhe doli jashtë për të pirë një cigare.

Mesiguri babai mendoi se kishte mjaftueshëm kohë të kthehej përsëri para se treni të nisej. Por nuk ndodhi kështu. “ABC” shkruan se treni u nis nga stacioni Cleveland, pa të dhe fëmija mbeti vetëm.

Babai vrapoi pas trenit për të arritur, ndërsa një pasagjer lajmëroi operatorin e trenit i cili e ndali trenin.

Babai dhe foshnja u bashkuan shumë shpejt dhe autoritetet e trenit thanë se foshnja nuk kishte qenë kurrë në rrezik.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *