Gjatë një interviste live me emisionin “The Morning Show” të Australisë, këngëtari i famshëm Michael Bolton, u duk sikur e kishte zënë gjumi.
“Ne po flasim me njeriun e madh Michael Bolton, i cili do na bashkohet live nga Florida. Mirëmëngjesi dhe mirëserdhe përsëri në emision”, tha moderatory Larry Edmur.
“Çkemi, Michael. Është Kylie dhe Larry. Ne jemi me ju live”, tha Kylie Gillies.
Mirëpo gjatë transmetimit sytë e këngëtarit u duk sikur u mbyllën dhe pas një heshtjeje, Bolton tha “Po bëhet qetësi”.
Dy moderatorët Larry Edmur dhe Kylie Gillies u detyruan të mbyllnin lidhjen direkte duke thënë se kishte probleme teknike.
Më pas ata u rikthyen sërish për ta realizuar intervistën në kohë. Ata bënë shaka me këngëtarin duke e pyetur “Si është koha në Florida”.
“Koha për kokteil” u përgjigj Bolton.
Por pas emisionit këngëtari u kritikua për papërgjegjshmërinë e tij që “e zuri gjumi’ në transmetim live, pavarësisht se moderatorët thanë se bëhej fjalë për defekte teknike, sikurse raporton edhe “CNN”.
Këngëtari u detyrua të reagonte përmes rrjeteve sociale, të sqaronte edhe njëherë se nuk ka qenë duke fjetur.
“Pata marrëveshjen e parë për albumin kur isha 15 vjeç dhe që atëherë nuk më ka zënë gjumi. Seriozisht kishte çështje teknike më transmetimin live dhe ata më kapën në Tëitter! Patëm një intervistë të shkëlqyer pasi e rregulluan problemin”., shkruan Bolton.