Kuvendi ka rrëzuar me 75 vota dekretin e Presidentit Ilir Meta ‘Për Noterinë’, por ka miratuar atë “Për Kadastrën”. Të dyja ligjet u kthyen pak kohë më parë nga Presidenti Meta për rishqyrtim .
Sipas Presidencës, përmbajtja e nenit 61 të ligjit “Për noterinë”, nuk është i qartë dhe në harmoni me disa nene të tjera të këtij ligji. Gjithashtu sipas presidentit në ligj nuk garantohet trajtimi i barabartë i noterëve përballë kostos që duhet të përballojnë për sigurimin e veprimtarisë së tyre dhe nuk ofrohet siguri ligjore për mbrojtjen dhe mbështetjen e shtresave të pamunduara të shoqërisë.
Ndërsa ai i kadastrës në argumentimin e Presidencës kishte mangësi të theksuara në kornizën ligjore, një argumentim i aprovuar edhe në Kuvend.