Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj i vendos kufi Ramës: Përgjegjësi e jotja vetëm Shqipëria


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj  ka deklaruar se prononcimet e Ramës për kufijtë janë mendimet e veta por që përgjegjësi të vetme ja vetëm Shqipërinë.

Më tej Haradinaj shtoi se Rama nuk duhet t’i japë më shumë ngarkesë sa mund  të mbajë.

E respektoj mendimin e secilit. Rama le të thotë të vetat. Përgjegjësia e tij është Shqipëria. E shoh në rregull deri tani, por nuk duhet t’i japë vetes më shumë ngarkesë sa mund të mbajë. Ne jemi vetë këtu vendimmarrës” – tha prerë Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës thotë se Rama dhe Thaçi po armiqësohen me vendet kyçe të BE me qëndrimin për ndryshimin e kufijve.

Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë të jenë të përkahur nga vendit kyçe të BE. Kemi interesa strategjike me disa vende të BE. Sot ideja e kufijve bie ndesh me interesat e këtyre vendeve. Nuk e di, a e bëjnë me vetëdije apo jo?

Aktualisht lidershipi i Shqipërisë dhe Kosovës ndodhen në pozita të kundërta me atë që po mendon BE. Nëse presidenti ynë flet për kufij, kjo nuk i vjen mirë Merkelit. Vuçiçit ia kanë kundërshtuar idenë e ndryshimit të kufijve.

Nëse do flasim për ndryshim kufijsh duhet me i dhënë tokë të Kosovës Serbisë dhe unë nuk kam guxim ta bëj këtë. E ka thënë qartë Kushtetuta” – tha Haradinaj për T7.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *