Vendosni fjalën kyçe....

5 herët kur Macron u “dha mend” liderëve të tjerë pa ia kërkuar


Presidenti francez, Emmanuel Macron, nuk trembet kur bëhet fjalë për t’i dhënë këshilla liderëve të tjerë ndërkombëtarë, por në shtëpinë e tij në Francë kritikat ia kanë kthyer mbrapsht.

Në një shkrim të publikuar nga “RT”, ngrihet pyetja: “A është Macron me të vërtetë personi që duhet t’u japë udhëzime të tjerëve?”

Pa marrë parasysh krizën ndërkombëtare, Macron ka qenë gjithmonë i gatshëm të tregojë “mençurinë e tij”, duke u dhënë udhëzime udhëheqësve të tjerë të botës për problemet e tyre të brendshme. Por kur është fjala për kritikat drejtuar atij, Macron është më pak i hapur.

Këtë javë, pasi protestuesit francezë e quajtur “Jelekët e Verdhë” u takuan me zyrtarë të lartë italianë të cilët kritikuan udhëheqjen e Macron (pa dyshim në terma jodiplomatikë), presidenti menjëherë thirri ambasadorin e Francës nga Roma.

Pesë herët kur Macron jepte këshilla të pakërkuara:

1- Maduro i Venezuelës është ‘i paligjshëm’

Pas krizës në Venezuelë, Macron u tregua shumë i shpejtë për të denoncuar presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro si “të paligjshëm” dhe për t’i ofruar mbështetjen udhëheqësit të opozitës, Juan Guaido.

Por vetë në Francë, Macron po ndeshet me shumë probleme. Sidomos me protestat e “Jelekëve të Verdhë”. Qeveria e tij nga ana tjetër ka shprehur dyshime për deklaratën e vetë Macron.

2- Ligjërata mbi ‘të drejtat e njeriut’ në Egjipt

Në një vizitë në Kajro, Macron paralajmëroi homologun e tij egjiptian Abdel Fattah el-Sisi që të bënte më shumë për të mbrojtur “të drejtat e njeriut” dhe “dinjitetin individual.”

Ndërkohë, në Francë protestuesit antiqeveritarë të quajtur ndryshe “Jelekët e Verdhë” u rrahën me dhunë në rrugë, në skena që Macron me siguri do t’i kishte dënuar nëse ato do të ndodhnin në një tjetër shtet.

3- Ndërhyrja në çështjet ligjore japoneze

Macron gjithashtu kritikoi Japoninë për arrestimin “shumë të gjatë dhe shumë të vështirë” të Carlos Ghosn, ish-kryetarit të Nissan, i cili u arrestua atje në nëntor nën akuzat se nuk ka deklaruar të ardhurat dhe humbjet e tij personale ia ka mveshur kompanisë.

Macron sugjeroi një zëvendësim për Ghosn pas komenteve të Sekretarit të Përgjithshëm të Kabinetit të Japonisë, Yoshihide Suga, i cili u tha gazetarëve se qeveritë e tjera nuk duhet të përfshihen.

4 – Vendimi për gjenocidin armen

Në një masë që e zemëroi Turqinë, Macron deklaroi 24 prillin si një ditë për përkujtimin në Francë të gjenocidit armen, duke thënë se Franca ishte një vend që “e di se si të shohë historinë në fytyrë”.

Në fakt shumë vende, përfshirë Rusinë, e njohin gjenocidin armen (që Turqia kundërshton), por Ankaraja e akuzoi Macron për shfrytëzimin e çështjes për përfitime politike.

“Macron është i brengosur nga problemet politike në vendin e tij dhe po përpiqet ta shpëtojë ditën duke i kthyer ngjarjet historike në një çështje politike”, deklaroi zëdhënësi presidencial turk Ibrahim Kalin.

5- Këshilla ‘arrogante’ në Afrikë

Macron po ashtu u ballafaqua me kritika të mëdha për një udhëtim në Afrikë vitin e kaluar, gjatë të cilit ai këshilloi Algjerinë që të mos përqëndrohej në të kaluarën e saj koloniale dhe u tall me presidentin e Burkina Faso-s, mbi problemet e energjisë të vendit. Komente që ish-rivali i tij presidencial i kritikoi si “arrogante dhe raciste”.

Në të njëjtin udhëtim, Macron i tha një studenti se duhej të “duartrokiste” ushtarët francezë, tha se problemet e kontinentit ishin “për civilizimin” dhe u tha grave afrikane se ata kanë më shumë fëmijë se ç’duhet.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e RT / Përshtati në shqip Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *