Vendosni fjalën kyçe....

Studentët e Shkodrës 9 kërkesa për rektoratin: Plotësojini ose vijojmë protestën


Studentët e Universitetit të Shkodrës i kanë paraqitur rektorarit të Shkodrës një listë me 10 kërkesa dhe kërkojnë plotësimin e tyre, në të kundërt kërcëojnë se nuk do e ndalin protestën.

Mësohet se rektorati i Shkodrës është mbledhur në një takim ditën e sotme për të shtyrtuar kërkesat e paraqitura nga studentët.

Kërkesat e studentëve

  1. Heqja e 50% të mungesave nga rregullorja e studimeve
  2. Heqja e mungesave krejtësisht për vitin akaqdemik 2018-2019
  3. Të ulet numri i pikëve kredite për vitin e dytë bachelor dhe për vitin e parë master nga 30 pikë në 25 pikë kredite
  4. Zbritja në 50% e tarifës vjetore për studimet e nivelit të dytë master
  5. Barazimi i tarifës për studentët që ndjekin programin e dytë të studimeve, me tarifën e studentëve të programit të parë bachelor në USH
  6. Shpalljen e zgjedhjeve të reja për këshillin studentor në gjithë universitetin
  7. Pagesat për praktikat dhe ekspeditat të bëhen nga fondi i universitetit me masën deri në 50% të shpenzimeve
  8. Të shtohet mundësia në rregulloren e USH për përmirësimin e notave për studentët, për tre lëndë, për të tre vitet në sezonin e fundit të vitit të tretë
  9. Vënia në efiçencë e godinës së re për studentët jo më vonë se dy javë nga nga dita e mbylljes së protestës

Rregullimi dhe funksionimi i përditshëm i sistemit të ngrohjes në çdo godinë të universitetit duke filluar një orë para fillimit të orarit mësimor dhe duke e mbyllur një orë para mbarimit të orarit mësimor ditor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *