Deputetja e Partisë Demokratike ka reaguar sërish për ngjarjen e ndodhur në Kavajë, këtë herë Albana Vokshi ka shkruar se refuzon të quajë Kryeministër atë që bën politikë me një viktimë përdhunimi për të fshehur gjurmët e krimeve të tjera të tij.
Më tej Vokshi ka kërkuar që Kryeministri të bëjë edhe një analizë CheckUp-i për të kuptuar helmin që ai mban.
“Refuzoj të quaj Kryeministër atë që bën politikë me një viktimë përdhunimi, e më pas përçudnon ata që e denoncojnë për të fshehur gjurmët e krimeve të tjera të tij.
Le ta mbajë turpin e tij në facebook, le ta postojë edhe në faqen e Kryeminstrisë.
Por le të bëjë nesër edhe një analizë CheckUp-i që të kuptojmë çfarë helmi mban brenda trupit të tij”-shkruan Vokshi në Facebook.