Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili ankohet se në Spitalin Rajonal të Shkodrës, nuk lejohen më shumë se 7 ekografi në ditë.
Sipas qytetarit, kjo bëhet vetëm me qëllimin që pacientët t’i drejtohen klinikave private.
“Përshëndetje Dr. Berisha, desha të denoncoj një fakt nga Spitali Rajonal Shkodër, në një spital që është për të gjithë veriun me urdhër nga lart lejohen vetëm 7 echografi në ditë si e si për të detyruar pacientët e shkretë të shkojnë tek gjakpirësit privat…”, shkruan qytetari.
Berisha e ka komentuar këtë me fjalët “Ky është bashkëpunim në rrjepje dhe korrupsion!”