Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Unazës së Re në ditën e 99-të të qëndresës: Rama ka kohë deri më 16 shkurt


Banorët e Unazës së Re kanë dalë sot në rrugë në ditën e 99-të qëndresës së tyre kundër prishjes së shtëpive.

Banorët janë shprehur kundër projektit të zgjerimit të rrugës, të cilin e konsiderojnë një aferë korruptive dhe megavjedhje nga qeveria dhe oligarkët e lidhur me të.

Me thirrje kundër kryeministrit Rama, kundër kryebashkiakut Veliaj dhe ministres Balluku ata shprehen se nuk do ndalen derisa projekti të anulohet.

“Jemi kundër projektit, një projekt kriminal. Është dita e 99-të dhe e bëjmë këtë për t’i treguar Ramës, Veliajt të G99-ës dhe ministres Balluku se këto janë shtëpitë tona dhe askush nuk do i prekë.”

Ata kanë nisur mbjelljen në zonë të pemëve që u shkulën nga Bashkia kur nisi projekti për zgjerimin e rrugës.

Në mbështetje të banorëve janë edhe deputetët e opozitës të cilët deklaruan se protesta e 16 shkurtit do largojë nga qeveria monstrën që po rrjep qytetarët.

Pak ditë më parë, ministrja e Infrastrukturës Balluku deklaroi se projekti i Unazës së Re do vijonte pa u ndalur ndërsa theksoi se tenderi për lotin e anuluar do bëhej i hapur për mediat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *