Vendosni fjalën kyçe....

“Maduro duhet të ikë, SHBA targeton vetëm zyrtarët e korruptuar” – Juan Guaido


Lideri i opozitës në  Venezuelë që u vetëshpall president i përkohshëm, Juan Guaido, thotë se fajin për situatën e tmerrshme humanitare në vend e ka vetëm ‘regjimi i korruptuar’ dhe premtoi se demokracia do të kthehet në vend përmes zgjedhjeve të lira, sapo Maduro të jetë zhdukur.

Guaido foli në një intervistë për “RT“-në edhe për akuzat e Maduros se fajtore është SHBA-ja.

“Nuk është e vërtetë se ekziston një bllokadë ekonomike. Ka sanksione ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe hajdutëve”, tha Guaido duke hedhur poshtë idenë se sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe vitet e presionit ekonomik dhe politik në Caracas, mund të kenë kontribuar në përkeqësimin e gjendjes socio-ekonomike në Venezuelë.

“Ne duhet të kujdesemi për situatën humanitare, prandaj po mbledhim ndihmë, për të zbutur katastrofën e krijuar nga Maduro”, tha Guaido.

“Kur kemi 60 shtete që mbështesin opozitën, demonstrata masive, kur ndihma humanitare është gatitë na jepet, kur shohim se Maduro po humbet mbështetjen … e kupton se Maduro po izolohet gjithnjë e më shumë dhe po i pritet çdo financim”, tha më tej Guaido.

Kur Juan Guaido deklaroi veten këtë janar si president të përkohshëm, mori bekimin e menjëhershëm të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tij në Evropë dhe në të gjithë Amerikën Latine. Po ashtu edhe Shqipëria u shpreh pro Guaidos.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *