Komisioni Qendror i Zgjjedhjeve ka vendosur shpërndarjen e fondeve për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Në total nga buxheti i shtetit janë 190 milionë lekë, ku pjesën më të madhe e marrin dy partitë kryesore politike, PS dhe PD, përkatësisht 86 dhe 82.8 milionë lekë.
Ndërkohë LSI, si forcë e tretë politike do të përfitojë mbi 27 milionë lekë. PDIU do përfitojë 10 milionë kurse socialdemokratët rreth 7 milionë lekë.
KQZ vendosi të shpërndajë fondin 190 milionë lekë, partive politike për vitin 2019 si më poshtë:
- Partia Socialiste e Shqipërisë – 86.065.992 lekë
- Partia Demokratike e Shqipërisë – 52.808.975 lekë
- Lëvizja Socialiste për Integrim – 27.160.224 lekë
- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet – 10.107.290 lekë
- Partia Socialdemokrate e Shqipërisë – 7.286.685 lekë
- Lista e Barabartë – 6.570.833 lekë
Projektvendimin, ’’Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019’’.
KQZ vendosi miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, të datës 30 qershor 2019.