Vendosni fjalën kyçe....

Detaje të reja për operacionin “Lulet e Pranverës”, 21 shqiptarë me urdhër arreste

Gjashtë shqiptarë janë arrestuar, 2 prej të cilëve janë konstatuar në burg, ndërsa 7 të tjerë janë në kërkim.

Këto janë detajet e dhëna nga Donika Prela, gjatë konferencës për operacionin ku janë prerë 21 urdhër arreste për shqiptarët.

Në pranga gjatë operacionit të koduar “Lulet e Pranverës” kanë rënë Luka Beqiraj, Arbnor Hoxhaj, Denis Pashaj, Kujtim Elmazi, Kristian Llanaj dhe Bilbil Kabello.

Efektivët vepruan në Durrës, Lezhë dhe Vlorë.

21 shqiptarë të arrestuar në Shqipëri dhe Itali dhe 6 italianë. Ky është rezultati i operacionit më të fundit antidrogë, njoftuar nga mediet italiane.

“Agenpress” raportoi se më shumë se 100 ushtarakë të Komandës Provinciale të Lecce dhe të Shërbimit Qendror të Krimit të Organizuar të Romës të “Guardia di Finanza”, të koordinuar nga Drejtoria e Antimafies Kombëtare dhe Distrikti i Lecces, janë duke kërkuar masat e sigurisë për 27 persona, 21 prej të cilëve shqiptarë.

Akuza është trafik ndërkombëtar droge dhe futje e përdorim në Itali të armëve dhe municioneve të luftës.

Hetimet kanë vazhduar për 2 vjet, ndërsa personat e prangosur janë pjesëtarë të 4 grupeve kriminale italiane, me bazë operative në provincën e Lecces dhe degë në të gjithë territorin italian:  Calabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicilia, Liguria, Lombardia.

Një lidhje direkte me prokurorët italianë të antimafias u mbajt në orën 11:15 të ditës së sotme në Prokurorinë për Krime të Rënda./Hashtag.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *