Vendosni fjalën kyçe....

Rikthehet Champions League, PSG fiton ndaj Man.United, Roma mposht Porton


Ditën e sotme rinisi Champions League me dy sfidat në fazën me eleminim direkt.

Sot u përballën Man.United me PSG dhe Roma me Porton.

SG fitoi kryendeshjen e mbrëmjes, në fushën e Manchester United. Francezët e Tomas Tuhel, me shifrat 0-2, morën një fitore me shumë vlera, dhe hedhin një hap të rëndësishëm për turin tjetër, ndërsa në sfidën e kthimit shkojnë me 2 gola në fushën kundërshtare.

Pjesa e parë u mbyll me shumë kartonë të verdhë nga të dyja anët, dhe me pak goditje në kuadrat. Me fillimin e të dytës, Kimpembe zhbllokoi shifrat në minutën e 53-të, pas një përgjumje të mbrojtjes së “djajve”, në zhvillimet e një goditje këndi.

7 minuta më pas, ishte radha e Kilian Mbape, që pas një topi mjaft të bukur nga Di Maria, nuk fali përballë De Geas. Solskjaer nuk do ta ketë Pol Pogba në takimin e kthimit, pas dy të verdhëve që francezi mori mbrëmjen e sotme.

Në sfidën tjetër, Roma iu fal dopietës së talentit Nikolo Zaniolo në ndeshjen e fituar me shifrat 2-1 ndaj Portos. 19-vjeçari shënoi të parin pas një goditje precize nga brenda zone, ndërsa të dytin falë një topi të kthyer nga topi i kthyer nga shtylla. Vetëm goli i Adrian për portugezët nuk mjaftoi, por që gjithsesi shpresojnë në ndeshjen e kthimit, falë golit në fushë kundërshtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *