Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Nuk ka më marrëveshje të 18 majit,  me Ramën nuk ka zgjedhje të lira


I ftuar në emisionin “Byro Politike” në Abc News, ish kryeministri Sali Berisha komentoi ndër të tjera edhe marrëveshjen e shumë të përfolur të 18 Majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Sipas tij, ajo marrëveshje ka vdekur tashmë dhe se nuk mund të ketë zgedhje të lira me Ramën kryeministër.

Nuk ka njeri që mund të thotë se këtu, me Ramën mund të bëhen zgjedhje. Nuk jam autor i marrëveshjes së 18 majit, por jam mbështetës i saj. Marrëveshja ka vdekur. Basha ia ka bërë të ditur. Ajo nuk kthehet pa ikur Edi Rama. Një ”marrëveshje 2” do të varroste plotësisht procesin zgjedhor. Qëllimi i saj nuk ishte asgjë tjetër, veçse që shqiptarët të votonin të lirë”- u shpreh Berisha.

U fut PD në zgjedhje dhe u faktoi shqiptarëve që ky nuk bën zgjedhje. Nuk ka kurrë zgjedhje të ndershme nëse kryeministri vendos ti blejë ato”- shtoi ish-kryeministri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *