Vendosni fjalën kyçe....

Victoria Beckham ndalon përdorimin e lëkurës së kafshëve në koleksionin e saj


Victoria Beckham është stilistja më e fundit e cila ka ndaluar përdorimin e lëkurës së kafshëve në veshjet e saj, një veprim ky që është mirëpritur nga aktivistët e të drejtave të kafshëve.

Përmes këtij vendimi, Beckham ndjek gjurmët e markave të tjera të përfshira në këtë kauzë si Chanel dhe Vivienne Westwood.

Linja e Beckham nuk kanë përdorur kurrë gëzofin e kafshëve, por premtimi i saj i fundit nënkupton se veshjet dhe  aksesorët e tjerë të bërë nga lëkura e aligatorëve, gjarpërinjve dhe lëkura e hardhucave do ndërpritet që nga vjeshta e viti 2019.

“Victoria Beckham nuk do përdorë kurrë lëkurë të kafshëve ekzotike në koleksionin AW19. Kjo markë kurrë nuk ka përdorur gëzofin e kafshëve në koleksionet e veshjeve dhe aksesorëve,”-tha marka e Beckham në një intervistë për WWD.

Vendimi u përshëndet nga grupi i të drejtave të kafshëve PETA, që ka bërë fushatë kundër përdorimit të lëkurës së gjarpërinjve në industrinë e modës.

“Pas çdo kulete apo çizmeje prej lëkure krokodili, alligatori, gjarpri, qëndron një vdekje e dhunshme”, tha drejtoresha e PETA UK, Elisa Allen.

Pasi përshëndeti vendimin e Beckham-it, Allen u bëri thirrje dhe markave të tjera luksoze që të ndjekin shembullin e saj të mirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *