Vendosni fjalën kyçe....

“E paaftë për të drejtuar”, pilotja e parë komandante shkarkohet dy javë pas emërimit


Komandantja e parë femër e skuadrës demo F-16, shkarkohet vetëm 2 javësh pasi kishte marrë detyrën, me arsyetimin se “është e paaftë të komandojë”.

“RT” shkruan se pilotja e parë femër që drejton ekipin F-16 Viper të SHBA-ve, është liruar nga detyra dy javë pasi u emërua, një vendim me sa duket i nxitur nga shqetësimet e kolegëve mbi aftësitë e saj të lidershipit.

Skuadra për të cilën Zoe ‘Sis’ Kotnik ishte caktuar si komandante, performonte shfaqjet ajrore në të gjithë vendin, duke treguar aftësitë e F-16.

Por kolonel Derek O’Malley, komandant i krahut të 20-të të luftëtarëve, tha në një postim në “Facebook” se ai po e lironte Kotnik nga detyra, sepse ajo kishte humbur besimin në aftësinë e saj për të udhëhequr ekipin.

“Ishte emocionuese që të kishim piloten e parë të ekipit demo këtu në Shaw, por unë jam po aq i emocionuar për shumë femra të tjera që po shërbejnë me dallim të madh në të gjithë Forcën tonë Ajrore “, shtoi O’Malley në deklaratën e tij në Facebook.

Ai theksoi se Kotnik ishte një “person i mirë” dhe meritonte të mësonte nga gabimet e saj “pa qenë nën shqyrtimin publik”.

Mirëpo kjo histori ka nxitur shumë dyshime në rrjetet sociale. Përdoruesit e internetit e akuzuan O’Malley se nuk po tregohej i sinqertë në lidhje me largimin e papritur të Kotnik.

“Duket sikur doni ta hidhni nën autobus. Ose jepni të vërtetën e plotë, ose boll e zvarritët në baltën tuaj”, ishte një nga reagimet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *