Modelja nga Venezuela, Michelle Levin ka rënë pre e një sulmi nga një derr i egër gjatë një photoshoot-i në plazh.
Ndërkohë që po realizonte një set fotografish në Bahamas, disa derra të egër iu afruan modeles 32-vjeçare, e madje njëri prej tyre e kafshoi atë në të pasme.
Në fillimin Levin nuk e priste se do të sulmohej nga derrat por më pas frikësohet dhe i kthen shpinën dhe pikërisht në këtë moment një nga derrat e kafshoi.
E gjithë skena u filmua nga të pranishmit, që po xhironin gjatë photoshoot-it.
Derrat e egra, të cilët zakonisht notojnë në ujërat e ishullit, njihen për tërheqjen e qindra turistëve që dëshirojnë të dalin në foto me kafshët.
View this post on Instagram