Kroati Ivan Rakitiç mund të mos jetë lojtar i Barcelonës sezonin që vjen.
Edhe pse ka qenë një nga elementët më të rëndësishëm të sukseseve të katalanasve vitet e fundit duket se rrugëtimi i tij me ekipin është drejt fundit.
Vetë Rakitiç është shprehur se dëshiron të qëndrojë te Barcelona duke i bërë presion presidentit të klubit që të nisë bisedimet për rinovimin e kontratës.
Megjithatë sipas mediave spanjolle, presidenti nuk ka ndërmend ta rinovojë kontratën e Rakitiç që skadon verën e vitit 2021.
Për më tepër Barcelona pritet ta nxjerrë në merkato kroatin dhe për shërbimet e tij do kërkojë 65 milionë euro.
Në garë për të janë futur një numër klubesh ndër të cilët aktualisht emri më i njohur është Bajerni i Mynihut.
Bavarezët nuk po bindin si në Bundesligë ashtu edhe në Evropë dhe afrimi i Rakitiç do ishte një përforcim i rëndësishëm.