Një avion i nisur nga Orange Country në Kaliforni drejt Seattle-it, është përballur me turbulenca aq të forta saqë pesë prej pasagjerëve mbetën të plagosur.
Avioni kishte rreth 60 njerëz në bord, kur u ndesh me stuhitë e ashpra në qiellin e Kalifornisë të mërkurën, shkruan “RT”.
Sipas dëshmitarit Joe Justice, trazirat ishin aq të forta saqë një nga karrocat e ushqimeve u përplas mes rreshtit të pasagjerëve dhe avioni ra në pikiatë dy herë, por pa prekur tokën, derisa pilotët vendosën të bënin një ulje emergjente në aeroportin e Reno-Tahoe të Nevadës.
Pamjet e publikuara në rrjet tregojnë kaosin që ndodhi, karrocën e përmbysur dhe të boshatisur me ushqime dhe pije të shpërndara nëpër dyshemenë e kabinës.
Crazy turbulence and injuries, but the @delta crew handled it perfectly, even the emergency landing. pic.twitter.com/NoJWLp5GUv
— joe justice (@JoeJustice0) February 13, 2019
Pas uljes, tre persona u shtruan në spital me lëndime të lehta, tha Autoriteti i Shërbimeve Mjekësore të Emergjencave Rajonale (REMSA). Pesë vetë u plagosën në total, tha zëdhënësi i Aeroportit Ndërkombëtar të Reno-Tahoe, Brian Kulpin.
Kompania kërkoi ndjesë përmes një deklarate pas incidentit, ndërsa u ofroi pica dhe soda udhëtarëve si kompesim, ndërsa prisnin për fluturimin e radhës.