Vendosni fjalën kyçe....

Vasili letër Ruçit: Denaj shkeli rregulloren e Kuvendit, të marrësh masa!


Një javë më parë kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ksihte kërkuar interpelancë urgjence me ministren e Financave Anila Denaj.

Mirëpo dy herë me radhë, ajo nuk u paraqit me arsyetimin se kishte angazhime jashtë vendit.

Kështu Vasili i ka dërguar një letër zyrtare kreu të Kuvendit Gramoz Ruçi, duke thënë se është shkelur rregullorja e Kuvendit dhe duke kërkuar marrjen e masave të menjëhershme.

Në një shkrim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Vasili thotë se vetë Ruçi ka shkatërruar Parlamentin duke pranuar mashtrimin e Denajt.

“Pse Gramoz Ruci shkaterroi parlamentin dhe pranoi mashtrimin e ministres se financave.

Ministrja e financave Anila Denaj eshte kerkuar te vinte ne seance plenare ne interpelance urgjente per bllokimin e financave per kopshtet dhe cerdhet ne Skrapar.

Ministrja Denaj ka informuar kuvendin se per here te dyte nuk mund te zhvillonte interpelancen as ne seancen e sotme te dates 14 shkurt sepse sipas shkreses “prezenca e ministres Anila Denaj ne seancen e dates 14.02.2019 nuk eshte e mundur”

Por ministrja Denaj ne menyre te turpshme ishte prezente ne seance.

Kryetari Gramoz Ruci i cili ka lejuar çthurjen totale te Kuvendit u pajtua me kete situate te turpshme dhe nuk e zhvilloi interpelancen.

Ka disa pyetje te medha te cilave kryetari Ruçi nuk mund t’u bishtnojë më as me arrogance as me brutalitet,as me vota.

1.Per cfare rregullore flet akoma Ruçi?
2.Perse Ruçi e ka shnderruar parlamentin ne nje zgjatim te shemtuar te qeverise?
3.Perse Ruçi harroi pretendimet, qe kishte ndaj qeverise kur ishte vete ne opozite?
4.Perse Ruci pajtohet me kete perçmim qe qeveria i ben parlamentit dhe parlamentarizmit?
5.Edhe sa kohe do te fshehe e mbylle Ruçi dhunimin e rregullores se kuvendit me forcen e votave?
6.Perse Ruçi edhe sot shkeli rregulloren me urdher te Rames duke futur ne kaos parlamentin ?
7 Perse Ruçi kurre nuk ka paralajmeruar e denuar kurre sjelljet e ulta dhe vulgare te Edi Rames ne sallen e kuvendit dhe te para boterisht nga te gjithe qytetaret permes medias?

Shkaterrimi i funksionimit te kuvendit eshte pergjegjesi direkte e Gramoz Ruçit, i cili nuk mund te perdore parlamentin per interesat e tij personale,qe i realizon duke i bere qejfin ne menyre servile Edi Rames armikut me te madh te parlamentarizmit.

Salla e parlamentit nuk eshte prone e maxhorancave cilado qofshin,as e kryetareve cilido qofshin,as e kryeministrave nga cilado parti qofshin.

Ky drejtim provincial,anakronik,klientelist dhe vulgar i parlamentit eshte nje turp, qe duhet te marre fund.”, shkruan Vasili.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së e kishte kërkuar interpelancën me ministren Denaj, lidhur me bllokimin e fondeve për bashkinë e Skraparit.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *