Vetëm dy ditë larg nga protesta e lajmëruar nga opozita ka aktivizuar qeverinë që të marrë masa përpara zhvillimit të saj.
Pasditen e sotme është parë që hyrja ballore e Kryeministrisë të rrethohet nga skelat.
Kjo metodologji është përdorur edhe më herët kur janë zhvilluar protesta të ngjashme.
Ndërsa kryeministri ditën e shtunë ka zgjedhur që të mos jetë në zyrën e tij por të udhëtojë në drejtim të Vlorës, për aktivitetet nën sloganin “Bashkia që duam”.