Vendosni fjalën kyçe....

Boja në fytyrën e Ramës jehonë në mediat ndërkombëtare (FOTOT)


Përlyerja e Ramës me bojë ka arritur në mediat ndërkombëtare kryesore, si “Associated Press”, “Washington Post”, “New York Post”, “Fox News“, “Le Parisien”, “Le Figaro”, “Prothothema”, “Bild”, “Xinhuanet”, etj.

Mediat i shoqërojnë artikujt e tyre me foto dhe video nga ngjarja, ndërsa kujtojnë se ky nuk është incidenti i parë me të cilin Rama përballet në Parlament.

“Le Parisien” në veçanti kujton rastin e Endri Hasës që tentoi të hidhte vezë në kokën e kryeministrit. Media franceze shkruan se kjo ngjarje vjen në një kontekst të tendosur për politikën shqiptare, pasi një protestë e madhe organizuar nga Partia Demokratike pritet të mbahet të shtunën.

 “Më gjerësisht, jeta politike shqiptare  është thuajse tradicionalisht e përshkuar nga një dhunë e lartë verbale, ku të majtë dhe të djathtë përfshihen në fyerje dhe akuza të rënda korrupsioni apo lidhje me krimin e organizuar”, shkruan Le Parisien.

Pas fjalës së kreut të PD-së, Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama foli nga vendi duke i kërkuar ndjesë kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, lidhur me deklaratat e kreut të opozitës.

Pas kësaj, nënkryetari i PD-së, Paloka, u çua nga vendi dhe iu drejtua vendit ku rri kreu i qeverisë duke e spërkatur me bojë.

Kreu i Kuvendit, Ruçi, ndërpreu seancën dhe urdhëroi daljen jashtë sallës të Palokës.
Sipas Partisë Demokratike, arsyeja pse nënkryetari i PD-së, spërkati kryeministrin Rama me bojë, është pasi ai e kishte tallur dhe bullizuar mënyrën e të folurit të Palokës.

 “Gjuajtja me bojë është mospranim i bullizmit të ushtruar nga Rama për të cilin është dëshmitar i gjithë opinion publik.” – thuhet në reagimin e PD-së.

Tallja e kryeministrit Rama ndaj Palokës ndodhi në seancën plenare të së enjtes së shkuar, kur kreu i qeverisë iu drejtua nënkryetarit të PD-së që po fliste në vendi duke bërë “ththth” me gjuhë.

Paloka vetë sqaroi se boja mbi kryeministrit ishte e menduar mirë dhe ishte simbolikë për  vulgaritetin dhe arrogancën e tij.

“Boja mbi kryeministrin sot ishte e menduar para një jave për arrogancën dhe vulgaritetin e përdorur nga Rama ndaj deputetëve dhe popullit”-deklaroi Paloka në emisionin Opinion.

Lidhur me ngjarjen, deputeti demokrat është pezulluar për 10 ditë nga parlamenti./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *