Vendosni fjalën kyçe....

Nën hetim për korrupsion dhe në garë për postin e Prokurorit të BE-së, Laura Kovesi mes dy zgjedhjesh


Laura Codruta Kovesi, ish-kryeprokurore e Drejtorisë Kombëtare të Antikorrupsionit të Rumanisë (ADN), është thirrur për t’u marrë në pyetje nga seksioni i sapokrijuar për hetimin e magjistratëve.

Ish-kryeprokurorja e akuzuar për korrupsion, është thirrur të merret në pyetje më 26 shkurt, në të njëjtën ditë kur ajo duhet të paraqitet përpara komitetit LIBE të PE-së, për intervistën e saj të fundit për pozitën e Kryeprokurorit Europian, duke e vënë atë mes dy zgjedhjesh, ose të paraqitet për intervistë, ose për marrjen në pyetje nga hetuesia.

Kovesi konfirmoi se ajo u ftua të merrej në pyetje si e dyshuar për abuzim me detyrës, ryshfet dhe dëshmi të rreme.

“Thirrja vjen pak para se të shkoj në Parlamentin Evropian për dëgjesën, por ndoshta është rastësi,” tha ajo me ironi.

“Është e qartë se me këtë metodë dikush po përpiqet të më ndalojë nga pjesëmarrja në këtë procedurë dhe nga marrja e këtij pozicioni”, shtoi ajo.

Kovesi gjithashtu tha se, në pothuajse 24 vjet të akarrierës së saj, ajo kurrë nuk ka qenë në shënjestër nga hetimet disiplinore apo penale.

Laura Codruta Kovesi paraqiti kandidaturën e saj për pozitën e Kryeprokurorit Europian vitin e kaluar. Pas një procesi vlerësimi dhe intervistave të kryera nga një komitet i specialistëve të pavarur, ajo u shfaq si kandidatja me kualifikimin më të mirë për këtë pozitë.

 Lista e shkurtër me tre kandidatët e propozuar për këtë pozitë përfshin gjithashtu një gjerman dhe një francez.

Ministri rumun i drejtësisë, Tudorel Toader, i cili e detyroi shkarkimin e Kovesit nga drejtimi i ADN-së në 2018, tha se do të përpiqej për ta bllokuar atë që të emërohej si Kryeprokurore Evropiane. Ai i dërgoi një letër ministrave të tjerë të drejtësisë në BE duke i informuar ata për mënyrën se si Kovesi u shkarkua nga drejtimi i ADN-së.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Romania-Insider 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *