Reagon ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj gjatë protestës.
“Bëj thirrje gjithë drejtuesve politikë që të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë. Ftoj qytetarët të distancohen nga elementët e dhunshëm. Është me shumë vlerë të dëgjohet zëri i arsyeshëm i miqve të mëdhenj të Shqipërisë.
Jo dhuna, por arsyeja na afron drejt Europës së vlerave tona!”, shkruan ai.
Deri më tani gjatë protestës së opozitës janë 6 të plagosur, 4 protestues dhe 2 policë.