Vendosni fjalën kyçe....

Dhjetëra autobusë nga rrethet – Si e organizoi Rama takimin me qytetarët e Vlorës…Durrësit, Lushnjës, Fierit (Videot)


Teksa opozita e bashkuar kishte njoftuar prej shumë javësh për zhvillimin e protestës së 16 shkurtit në Tiranë, kryeministri Rama thirri një bashkëbisedim me qytetarët e Vlorës me temë “Bashkia që duam”.

Por siç rezultoi më pas me mesazhet që filluan të qarkullonin mes punonjësve të administratës dhe anëtarëve të FRES-it dhe që u publikuan nga ish-kryeministri Berisha, doli që një pjesë e mirë e atyre që morën pjesë në takimin e Ramës në Vlorë ishin nga Durrësi, Skrapari, Fier, Lushnja e qytete të tjera.

Ditën e sotme janë publikuar videot e autobusëve që kanë mbërritur në Vlorë mëngjesin e sotëm, brenda të cilëve ndodheshin importet e fundit të kryeministrit Rama për takimin e tij në Vlorë.

Siç duket nga videot e qarta bëhet fjalë për dhjetëra autobusë që kanë sjellë në qytetin bregdetar qindra persona të gjinive dhe moshave të ndryshme për të mbushur karriget e vendosura në Sheshin e Flamurit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *