Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar disa foto nga protesta e sotme e opozitës, ku shfaq disa shkurre, vazo me lule e shishe të hedhura përtokë, duke sulmuar protestuesit për atë që ai e emërton si ekskursioni i dhunës.
“Po pse o pse? Ça ju bëri pema, lulja, bulevardi, arti, pastërtia, e bukura, e mira? Do t’i rikuperojmë në kohë rekord, por Tirana nuk harron – s’ka më kthim pas tek huri e druri! Mirënjohje kryeqytetit që u distancua nga ekskursioni i dhunës!” – shkruan Veliaj në faqen e tij në “Facebook”.
Veliaj mbase e ka harruar protestën e 21 janarit, kur ishte në anën e protestuesve. Dallimin mes dy protestave mund ta shihni nga fotot shoqëruese.
Foto nga protesta e sotme
Foto nga protesta e 21 janarit 2011