Vendosni fjalën kyçe....

Në gjendje kritike për jetën, një nga të plagosurit në Maqedoni është 46-vjeçari nga Kukësi Fiqiri Mici


Zbardhet identiteti i një shqiptari nga Kukësi mes të plagosurve nga aksidenti i rëndë në autostradën Shkup-Tetovë.

Ai quhet Fiqiri Mici, 46 vjeç dhe është në gjendje kritike për jetën. Mici është me origjinë nga Kukësi por jetonte në Tiranë.

Pranë tij nuk ka asnjë familjar, pasi fillimisht e kanë regjistruar në spital me emrin “Fikiri”.

Një autobus i mbushur me udhëtarë doli nga rruga dhe u përmbys ditë më parë në autostradën Shkup-Tetovë. Për pasojë, udhëtarët mbetën të bllokuar deri në mbërritjen e ekipeve të shpëtimit, edhe pse banorët e fshatit Llaskarcë janë përpjekur t’u vinë në ndihmë. 

Autoritetet raportuan 14 viktima nga ky aksident dhe dhjetëra të plagosur. Shumica e personave që ndodheshin brenda autobusit mësohen se janë nga qyteti i Gostivarit.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *