Vendosni fjalën kyçe....

I plagosuri shënjestra e atentatit, Sulejmani i njohur si “Çipuri” i Bandës së Gaxhait


Armando Sulejmani

I plagosuri në atentatin e Vlorës, i njohur si “Çipuri” i Bandës së Gaxhait, mësohet se mund të ketë qenë objektivi i këtij atentati.

Në 2016-ën, Armando Sulejmanit i është bërë një tjetër atentat, ku u plagos me plumb në krahë.

Vite më parë Sulejmani është dënuar për vrasje dhe u lirua në 2016.

Dy të vdekur kanë mbetur sot në Vlorë përveç Sulejmanit të plagosur që është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ata janë qëlluar me breshëri automatiku dhe të tre kanë qenë në të njëjtën makinë. Ekzekutorët janë larguar me një automjet, të cilit i kanë vënë flakën në një fshat të Vlorës. 

Pranë trupave të gjetur ndodhet automjeti i tyre, mbi të cilin janë shkrepur plumba.

“Në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, kanë mbetur të vrarë dyshohet me armë zjarri 2 shtetas dhe 1 tjetër u plagos, në rrethana ende të paqarta.

Një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e ndalimin e personave të implikuar në ngjarje.”, deklaron policia, duke thënë se për shkak të hetimeve nuk mund të bëhen të ditura detaje të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *