Ditën e sotme kreu i opozitës Lulzim Basha propozoi djegien e mandateve si strategji për të shtuar presionin e largimit nga qeveria të Edi Ramës.
Ndërkohë nga ana tjetër menjëherë pas deklaratës së Bashës, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim nëpërmjet një postimi ka shkruar se lufta kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon.
“Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!”- shkruan Kryemadhi.