Luiza Gega është shpallur kampione në Kampionatin Ballkanik të Sallave të Mbyllura në Stamboll.
30-vjeçarja fitoi medaljen e artë në garën e 3000 metrave, me një diferencë të theksuar nga rivalet në pistë. Ky nuk ishte suksesi i vetëm i ekipit kuqezi.
Izmir Smajlaj fitoi medaljen e argjendtë në kërcim së gjati. Shkodrani ishte favoriti për titullin kampion, por me provën 7,72 metra u klasifikua vetëm i dyti.
Medalje bronzi mori Franko Burraj në garën e 400 metrave. Me kohën 47 sekonda e 64 të qindtat, ai vendosi edhe një rekord të ri kombëtar.