Vendosni fjalën kyçe....

Renzi: Mogherini ka dështuar në krye të diplomacisë së BE-së


Ish-Kryeministri i Italisë Matteo Renzi shkruan se ndikimi i Mogherini-t në politikën e jashtme të Bashkimit Evropian (BE) “ka qenë thuajse zero”. Ai thotë se është penduar që e zgjodhi Federica Mogherini-n si përfaqësuese e lartë e punëve të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Gazeta italiane Corriere Della Sera njofton se në librin e sapobotuar në Itali nga Renzi, me titullin “Një tjetër rrugë, Ide për Italinë”, Renzi është penduar për luftën politike që bëri për zgjedhjen e Mogherini-t, dhe shprehet se përgjegjësia për këtë zgjedhje është e tija.

Ai thotë se punët e jashtme duhet t’i kalojnë Këshillit Evropian, dhe të mos mbeten tek Komisioni Evropian në formën e “përfaqësueses së lartë”, e cila “ka zhgënjyer me pritshmëritë që kishin për të”. Renzi mendon se Angela Merkel do të ishte personi më i mirë për të drejtuar Këshillin dhe punët e jashtme të BE-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *