Vendosni fjalën kyçe....

Gruevski pranon se Tirana e ka ndihmuar për t’u arratisur


Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski ka pranuar se është ndihmuar nga Tirana, për t’u arratisur drejt Hungarisë.

Në intervistën e tij të parë për televizionet e huaja që nga marrja e azilit në Hungari, Gruevski tha për kanalin serb “TV Pink” se Serbia nuk ka ndikuar me vendimet e tij për të kërkuar azil në Hungari dhe se ai arriti në Budapest nga Tirana, përmes Malit të Zi dhe Serbisë.

“Siç dihet, transportet u varën nga diplomatët hungarezë. Kur mbërrita në ambasadën në Tiranë, kërkova azil politik për shkak të problemeve politike. Pas një periudhe të caktuar unë u pranova në ambasadë, ku më njoftuan se do të më siguronin një transport deri te kufiri hungarez, ku autoritetet hungareze të imigracionit do të vendosnin nëse do të më jepnin azil apo jo. Kam marrë azil politik për shkak të problemeve politike,” tha Gruevski.

Ish-kryeministri maqedonas sipas Blic-it serb, tha se Hungaria është anëtare e BE-së dhe NATO-s dhe tanimë si azilant është i mbrojtur nga persekutimi i mëtejshëm politik.

Ai specifikon më tej se ka një letërnjoftim për të huajt dhe pasaportat që marrin azilkërkuesit.  “Jam njeri i lirë në këtë vend”, tha Gruevski.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *