Vendosni fjalën kyçe....

Princi i kurorës Muhamed bin Selman drejt blerjes së Manchester United, bën ofertën “e çmendur”


Princi i kurorës arabo-saudite, Mohammad bin Salman, e ka rritur ofertën e tij për blerjen e klubit anglez të futbollit, Manchester United në 3.8 miliardë stërlina, me shpresën për t’u bërë pronari i ri deri në sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave britanike, pronarët e klubit, familja Glazer, po kalon shumë kohë në Arabinë Saudite së fundmi.

Familja Bin Selman në Arabinë Saudite ka një pasuri rreth 850 miliardë stërlina, shpreson që pronarët e tanishëm të tundohen nga shifra e majme që u është ofruar.

Sipas burimeve të klubit britanik, deri tani Joel dhe Avram Glazer kanë mohuar se duan ta shesin Manchester United, por oferta e fundit mund t’ua prishë mendjen.

Ata e blenë klubin e futbollit 14 vite me parë për 790 milionë stërlina por nëse e pranojnë ofertën, atëherë do kishin një fitim rekord prej 2.2 miliardë stërlinash.

Vlerësimi prej 3.8 miliardë stërlinash do të varet shumë nëse trajneri Ole Gunnar Solskjaer, do arrijë ta çojë ekipin ndër 4 të parat, duke i dhënë mundësinë që të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *