Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama: S’besoj se opozita do i djegë mandatet!


Krahas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, dhe të LSI-së, edhe kryeministri Edi Rama mblodhi socialistët në një mbledhje grupi.

Në këtë mbledhje, mësohet se pavarësisht vendimit të opozitës për djegien e mandateve, Rama iu ka kërkuar deputetëve të PS-së që të organizohen për zgjedhjet vendore.

Sipas Ramës, opozita nuk do i djegë mandatet pasi nuk do gjejnë konsensus.

“Organizim për zgjedhjet vendore pavarësisht se çfarë bën opozita. Unë nuk besoj se opozita do gjejë konsensus për të djegur e mandatet. Ne duhet të përmirësohemi. Mes shpifjeve të kundërshtarëve të shohim çfarë nuk shkon me ne. Djegia e mandateve është një çadër në formë bojkoti për zgjedhjet. Mes tyre vështirë të ketë konsensus për djegie mandatesh. Lulzimi po luan blofin. Ne do të ecim drejt, duke dëgjuar njerëzit. Përgëzime policisë për menaxhimin e protestës. Protesta e gatuar për dhunë e destabilizim. Opozita dështoi me sukses në orvatjen e saj dhe tani premton djegie mandatesh.” – është shprehur Rama.

Po ashtu deputetët socialistë janë shprehur në mbledhje se Parlamenti është legjitim edhe pa opozitën.

Sakaq në mbledhjen e Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha ka shprehur të njëjtim qëndim si të dielën për djegien e mandateve. Sipas Bashës ky është një borxh ndaj qytetarëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *